RTV AHIRETI
LajmeLajmetPersonalitete

Ndërron jetë ish-myftiu i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Jusuf ef. Gjokoviq

nderron-jete-ish-myftiu-i-bashkesise-islame-te-malit-te-zi,-jusuf-ef.-gjokoviq

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Sot, në moshën 76 vjeçare ndërroi jetë ish-myftiu i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Jusuf ef. Gjokoviq

Biografi e shkurtër

Jusuf ef. Gjokoviç lindi më 18.11.1946, në Dinoshë të Malit të Zi. Rrjedh nga një familje e rrespektuar nga babai haxhi Beqiri dhe nëna haxhike Sherifeja, e lindur Beqoviq.
Shkollën fillore e kreu në Dinoshë, për të vazhduar shkollimin e mëtejshëm në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë. Më pas ai studioi në Universitetin e Bagdadit, në drejtimin “Letërsia arabe dhe ligji i Sheriatit”, ku dhe diplomoi në vitin 1972.
Pas kryerjes së shërbimit ushtarak në vitin 1973, emërohet si imam i “Xhamisë Bajrakli” në Beograd në vitin 1974-1975.
Prej vitit 1975 deri në vitin 1986 punoi në Republikën Arabe te Libisë.
Në vitin 1986, pranohet në Meshihatin e Bashkësisë Islame në Mal të Zi, ku dhe u emërua si Myfti i BI-së së Malit të Zi.
Detyrën e myftiut e ka kryer deri ne vitin 2011, gjegjësisht në fundin e karrieres deri kur doli në pension.
E lusim Allahun e Madhëruar ta mëshirojë shpirtin e tij fisnik dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus! /bislame

Related posts

Erdoğan-Pezeshkian: Duhet të ndërmerren hapa drejt paqes kundër “agresionit të Izraelit”

RTI

Kryediplomati turk Fidan: Izraeli gjithnjë e më shumë është duke u tjetërsuar dhe izoluar nga komuniteti ndërkombëtar

RTI

Izraeli urdhëron evakuimin e qytetit të Gazës për të kryer “operacion kundër terrorizmit”

RTI