RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ndikimi i Covid 19 te diabeti? Çfarë thonë sëmundjet e fundit

ndikimi-i-covid-19-te-diabeti?-cfare-thone-semundjet-e-fundit

Një studim i ri i me më shumë se 600.000 pjesëmarrës amerikanë, e lidhi Covid 19 me një rrezik më të lartë për shfaqjen e të diabetit në shumë se 30 ditë pas diagnozës.

Sipas kërkimit të cilit AgroWeb.org i referohet, rreth 3-5 % e rasteve të diabetit mund t’i atribuohen Covid 19.

Këto gjetje sugjerojnë që organizatat e kujdesit shëndetësor dhe profesionistët mjekësorë duhet të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat e mundshme afatgjata të virusit.

Duke pasur parasysh këto gjetje, studiuesit thonë se për individët e shëruar nga Covid 19 mund të jetë me rëndësi monitorimi për vlerësuar rrezikun e zhvillimit të diabetit.

E kjo veçanërisht tek ata që ishin sëmurë rëndë gjatë fazës akute të infeksionit, pasi zbulimi dhe trajtimi i hershëm mund të jenë kritike në menaxhimin e diabetit.

Çfarë thonë studimet e mëparshme për këtë lidhje
Disa studime të kryera në 2022, zbuluan po ashtu se njerëzit që i mbijetuan Covid 19 kishin një rrezik 40% më të lartë për zhvillimin e diabetit.

Megjithatë studime të tjera pretendojnë t’i hedhin poshtë këto gjete. Sipas tyre shumë njerëz që kaluan COVID-19 dhe patën më pas një diagnozë të diabetit, kishte të ngjarë ta kishin pasur më parë këtë gjendje dhe të mos ishin të vetëdijshëm.
Dhe për shkak se shumë studime të mëparshme që pretendonin një lidhje midis Covid-19 dhe diabetit, janë kryer në grupe të vogla ose specifike, gjetjet mund të mos përfaqësojnë popullatën e përgjithshme.

Megjithatë studimet e fundit pohojnë se Covid 19 lidhet me rrezik më të lartë të diabetit pas infeksionit. Studiuesit shqyrtuan gjithashtu pjesëmarrësit në studim për të parë statusin e vaksinimit dhe lidhja midis Covid 19 dhe diabetit u gjet vetëm midis pjesëmarrësve të pavaksinuar.

Si mundet Covid të rrisë mundësinë për diabet të tipit 2?

Përse kjo mund të ndodhë nuk është ende plotësisht e qartë. Disa studime kanë sugjeruar që SARS-CoV-2 mund të infektojë qelizat që prodhojnë insulinë në pankreas, duke çuar në ndryshimin e funksionit të tyre dhe prodhimin e insulinës.

Gjithashtu mendohet se inflamacioni kronik i shkallës së ulët, i zakonshëm tek njerëzit me obezitet, mosfunksionimi autonom, përgjigja imune e hiperaktivizuar, mund të luajë gjithashtu një rol.

Megjithëse ky studim është më i madh dhe më rigoroz se disa studime të mëparshme, duhet të duhen ende më shumë kërkime për të vërtetuar këtë lidhje.

Rehabilitimi, mënyra e të ushqyerit dhe aktiviteti fizik, mund të luajnë një rol të madh dhe madje mund të ndihmojë në mposhtjen e diabetit të tipit 2 në shumë individë që diagnostikohen pasi kanë pasur Covid 19.

Related posts

Ankoheni shpeshherë, por a e dini përse dhembin kyçet dhe gjunjët kur bie shi?

admin

Sa duhet të ecim për të jetuar sa më gjatë?

admin

Imuniteti i organizmit është më i fortë në verë

admin