RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ndriçimi i fatit të të pagjeturve, kërkohet nga BE-ja që ta kushtëzojë Serbinë

ndricimi-i-fatit-te-te-pagjeturve,-kerkohet-nga-be-ja-qe-ta-kushtezoje-serbine

Më 2 maj në Bruksel palët miratuan Deklarata për të Zhdukurit, por e cila nuk po gjen zbatim. Edhe takimi i së mërkurës në nivel kryenegociatorësh nuk prodhoi ndonjë rezultat për të çuar përpara këtë çështje.

“S’po merren me person të pagjetur kemi prit shumë për këtë takim të vonuar sepse se kanë seriozitetin për zbardhjen e fatiti ttë të pagjeturve. Komisioni qeveritar apo grupi dialogues që po shkojnë me bisedu sjan ëtë qartë se cka flitet për persona të pagjetur eve duhet të na informojnë në detaje cka ka ndodh që dy muaj. Prej Ohrit e këndej s’ka asgjë konkrete vec humbje kohe”.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ndërkaq thotë se i kanë ndërmarrë të gjitha hapat për të çuar përpara çështjen e personave të pagjetur, por sipas tij, zhvillimet e fundit në Kosovë dhe mosgatishmëria e Serbisë për hapjen e arkivave ka ndikuar në ngecjen e kësaj çështjeje.

PROMOTED CONTENT

Kolltuk masazhues profesional – 72% zbritje! Vetëm 469 EUR
More…
261
65
87
“Më 20 qershor i kam dërguar një kërkesë Vuciqit që të filloj ta zbatojë deklaratën dhe bazuar me të kam kërkuar hapjen e arkivave mirëpo s’kam marrë asnjë përgjigje dhe mendoj që kjo është e natyrshme prej Serbise…Prandaj dje në Bruksel kemi pas me i përfundu termat e referencave të Komisionit të përbashkët dhe me fillu punën ai komision por prapë s’kemi arrit të dakordohemi në disa prej pikave.. kjo s’po e bllokon pasi që shpejtë ka me u përfundu…30 dite pas pajtimit që nëse ndodh sot e nesër që besoj se ndodh brenda dy tri dite ne do ta kemi takimin e parë të komisionit të përbashkët ku do të jetë BE-ja,Kosova ,Serbia dhe Kryqi i Kuq ndërkombëtarë. BE-ja ta sheh çka po ndodh e sheh kush po e bllokon. Këtë proces dhe trysninë ose një lloj kushtëzimi e ushtron ndaj Serbisë gjithmonë në zbatim të deklaratës”.

Me shpresën që fati i vëllait të saj të zhdukur të ndriçohet, Lutfie Ademi, thotë se është i nevojshëm një presion më i madh nga faktori ndërkombëtarë mbi Serbinë për këtë çështje.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13,000 njerëz, ndërsa janë zhdukur rreth 6,000. Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi.

Related posts

Gjermani – 1,4 miliardë dollarë dëmshpërblime për të mbijetuarit e Holokaustit

rezart morina

Besimtarët tanë dhuruan mjete financiare për të prekurit nga tërmeti në disa zona të Turqisë dhe të Sirisë

admin

Liban, të paktën 9 persona vr’iten këtë mëngjes nga su’lmet iz’raelite anembanë vendit

rezart morina