RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ndriçohet Qeveria me rastin e 28-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë

ndricohet-qeveria-me-rastin-e-28-vjetorit-te-gjenocidit-ne-srebrenice

Qeveria është ndriçuar me ngjyrat dhe simbolin e gjenocidit në Srebrenicë, me rastin e 28-vjetorit të gjenocidit.

Sot shënohet 28-vjetori i Masakrës së Srebrenicës, masakra më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Gjenocidi i Srebrenicës ose Tragjedia e Bosnjës është një krim lufte i kryer në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet

Gjenocidi është kryer në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe (VRS) nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mlladiq, duke përfshirë njësinë paraushtarake “Škorpioni” (sq. Akrepat), e cila ishte pjesë e Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë, si dhe disa qindra vullnetarë grekë dhe rusë.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka marrë vendimin që masakra e Srebrenicës të njihet si gjenocid.

Në shenjë përkujtimi, sot para Teatrit Kombëtar në Prishtinë janë ndezur qirinj.

Ndezja e qirinjve u bë nga ora 20:30

Related posts

Turqi, të paktën 3 të vdekur dhe 213 të plagosur nga tërmetet e reja në Hatay

admin

Këshilli i Sigurisë Kombëtare Turke thekson rëndësinë e njohjes së shtetit palestinez

RTI

Kryediplomati algjerian: Iz’raeli përpiqet ta shndërrojë Libanin në një Ga’za të dytë

RTI