Zakonisht ndodh që kur një mjek është duke testuar për problemet e dëgjimit, ata shikojnë te veshët.
Testet e veshit zakonisht zbulojnë humbjen e dëgjimit vetëm një dekadë ose dy pasi ajo shfaqet, gjë që nuk është shumë e dobishme.
Por, tani studiuesit kanadezë thonë se mund të kenë gjetur një mënyrë më të mirë,e cila mund të zbulojë problemet e dëgjimit shumë më herët.
Duke parë sytë e njerëzve teksa dëgjojnë dikë duke folur, ekspertët shëndetësorë kanë identifikuar një shenjë treguese të vështirësisë në dëgjim.
Sa më shumë që dikush të mundohet të dëgjojë, ata do të shikojnë më me vëmendje, shkruan The Sun.
Studimet e mëparshme kanë zbuluar se njerëzit që janë të fokusuar nuk i lëvizin shumë sytë.
Hulumtimi i ri, i botuar në “Journal of Neuroscience” tregon se e njëjta gjë vlen edhe për njerëzit që kanë vështirësi të dëgjojnë dhe prandaj duhet të bëjnë më shumë përpjekje.
“Hapat e ardhshëm janë sigurisht për të hetuar nëse lëvizjet e syve tregojnë gjithashtu përpjekje për të dëgjuar”, thonë ekspertët shëndetësorë.