RTV AHIRETI
Shëndetësi

“Në 40% të rasteve skleroza kapet me vështirësi”, mjeku: Femrat preken më shumë

“ne-40%-te-rasteve-skleroza-kapet-me-veshtiresi”,-mjeku:-femrat-preken-me-shume

Neurologu Pavllo Djamanti tha në “Good Morning Albanians” se sëmundja e sklerozës multiple, në 40% ta rasteve diagnostifikohet vonë. Sipas tij kjo vjen pasi shenjat e sëmundjes mund të çojnë edhe në drejtime të tjera.

“Në 40% të rasteve është një diagnozë e vonuar. Në kuptimin që 40% e këtyre njerëzve kanë marrë njëherë më parë një diagnozë tjetër, pra janë keqdiagnostifikuar. Kjo vjen pasi edhe shenjat e sëmundjes janë të tilla që mund ta çojnë të sëmurin drejt diagnosave të tjera. Kemi shumë raste që kanë shkuar te doktorët e reumatizmës e më vonë kanë ardhur te neurologu dhe janë diagnostifikuar”,-tha mjeku Djamanti.

Ndërsa tregonte shenjat e sëmundjes neurologu tha se nga kjo sëmundje më të prekura janë femrat, raporti sipas tij është 3 me 1.

“Është një sëmundje e moshave të reja përgjithësisht. Pikun e saj të incidencës e ka rreth moshës 20-40. Femrat preken më shumë, raporti femra-meshkuj është 3 me 1. Meshkujt zhvillojnë një sëmundje më të rëndë”,-tha neurologu.

Related posts

Sytë janë tregues të këtyre sëmundjeve

rezart morina

Studimi: Ushqimet që ndihmojnë në “luftimin” e Alzheimerit

admin

Soja – ilaç për dhembje dhe temperatura të larta

admin