Mesazh ngushëllimi për popullin vëlla turk dhe Shtetin mik te Turqisë nga Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim – AKEA!
Në emër të organizatës AKEA dhe gjithë antarësisë së saj, bashkëndjejmë dhimbjen me ju dhe me familjet të cilat i kanë humbur më të dashurit e tyre nga tërmeti i tmerrshëm që goditi qytete të ndryshme të Tyrkiye!
Në këto kohë të vështira nga ne kërkohet durim dhe solidarizim me njeri tjetrin duke përkujtuar edhe porosite e Zotit të madhëruar i cili na kujton se:”Ne do tju sprovojme me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e jeta, dhe nga frytet, por ti përgezoji durimtarët!” (2:155)
Organizata AKEA është e angazhuar t’i qëndrojë afër popullit turk në këtë kohë të vështirë. Përveç duave dhe lutjeve tona të cilat janë për popullin turk dhe shtetin e Turqisë ne jemi gati të ofrojmë ndihmën tonë në çdo lloj forme që është e mundur.
Ne besojmë fuqishëm qe populli turk do të dal edhe me i fortë dhe më i bashkuar nga kjo tragjedi, duke besuar thelle se do realizohet premtimi i të madhit Zot:”Me të vërtetë, pas vështirësisë vjen lehtësimi”
Me peshën e dhembjes në zemër dhe me përulësi i lutemi Zotit t’i mëshirojë të vdekurit dhe t’i shërojë të lënduarit nga tërmeti i cili goditi vendin tuaj.
I juaji
Korab Hajraj
Kryetar i AKEA-së
06.02.2023 Prishtinë