Qendra Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se ka marrë vendim që autoambulancat e spitaleve private, automjetet për bartjen e kufomave dhe veturave të taksive, nuk do t’u lejohet të qëndrojnë në oborrin e QKUK-së.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se vendimi është marrë për të liruar parkingun e QKUK-së për pacientë.
“Ky vendim është marrë për të përmirësuar efikasitetin e shërbimeve emergjente dhe për të lehtësuar lëvizjen dhe qarkullimin brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitarë të Kosovës, me ç ‘rast të lirohet parkingu i QKUK-së, për pacientë”, thuhet në njoftim.
Më tej, theksohet se “kjo masë është e nevojshme për të siguruar që hapësira dhe parkingu i QKUK-së, të jetë i dedikuar për emergjencat dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime të menjëhershme, si dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve mjekësore për të gjithë qytetarët”.
The post Në oborrin e QKUK-së nuk lejohen më të qëndrojnë autoambulancat e spitaleve private, taksitë dhe veturat për bartje të kufomave first appeared on Radio Televizioni Iliria.