RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në përvjetorin e vdekjes së Aminit, Irani arreston babanë e saj

ne-pervjetorin-e-vdekjes-se-aminit,-irani-arreston-babane-e-saj

Autoritetet iraniane kanë arrestuar babanë e 22-vjeçares që vdiq në paraburgim një vit më parë, vdekja e së cilës nxiti protestat më dramatike kundër regjimit, që po vazhdojnë pavarësisht shtypjes brutale.

Amjad Amini, babai i të ndjerës Mahsa Amini, u arrestua jashtë shtëpisë së tij më 16 shtator dhe u dërgua në Ministrinë e Inteligjencës në qytetin e tij, Sagez, për t’u marrë në pyetje, mësoi Radio Farda e Radio Evropa e Lirë.

Atij i është thënë që ai dhe familja e tij nuk do të lejohen që sot, në përvjetorin e vdekjes së vajzës, të largohen nga shtëpia.

Shtëpia e tyre është rrethuar nga forcat e sigurisë, të cilët kanë bllokuar rrugën për të shmangur mbledhjen e qytetarëve të cilët po protestojnë.

Autoritetet kanë shtrënguar masat e sigurisë në shumë qytete në mbarë Iranin në përvjetorin e parë të vdekjes së gruas së re me origjinë kurde-iraniane, pasi një natë më parë u mbajtën protesta në mbarë Iranin ku u kërkuan të drejta për gra, u dënuan nga lideri suprem i shtetit.

Në zonat në kryeqytetin iranian, Teheran, dhe në qytete të mëdha sikurse Mashhad e Sharaz, protestuesit dolën në rrugë më 15 shtator, duke brohoritur slogane sikurse “Vdekje diktatorit” dhe “Grua, jetë, liri”.

Amini vdiq vitin e kaluar, pasi dëshmitarët raportuan se ajo u rrah teksa po arrestohej në Teheran nga “policia e moralit” dhe përpjekjet e autoriteteve për të fshehur këto fakte rritën zemërimin e publikut. Protestat që pasuan paraqesin kërcënimin më të madh publik ndaj regjimit fetar për më shumë se një dekadë.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se gjatë shtypjes së protestave janë vrarë deri në 500 persona dhe shumë të tjerë janë burgosur ose janë dënuar me dënime të gjata në burg.

Policia dhe forcat e sigurisë javëve të fundit kanë kryer kontrolle dhe kanë paralajmëruar familjen e Aminit dhe të tjerët që të mos protestojnë në përvjetorin e vdekjes, në të kundërtën do të përballen me pasoja serioze.

Por, mbrëmjen e 15 shtatorit pati protesta në dhjetëra qytete të Iranit.

Grupi për të drejtat e njeriut, Hengav, ka raportuar se trupa të armatosura të Gardës Revolucionare Islamike janë stacionuar rreth shtëpisë së Aminit në Sagez, ku është varrosur ajo.

Amini vdiq në një spital në Teheran më 16 shtator 2022, pasi ra në koma. Ajo ishte arrestuar nga “policia e moralit” pasi gjoja kishte shkelur kodin e veshjes të hixhabit, apo shamisë së kokës.

Në një raport zyrtar sugjerohej se ai kishte vdekur nga dështimi i zemrës, që lidhej me një sëmundje paraprake, por dëshmitarët okularë kanë thënë se e kanë parë atë duke u rrahur nga autoritetet dhe familjarët kanë thënë se në trupin e saj ka pasur shenja dhune.

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, ka thënë se autoritetet iraniane duan të “ngufasin disidencën” teksa kanë përshkuar “shtypjen” që u është bërë protestave paqësore para përvjetorit të 16 shtatorit.

Kjo organizatë përmendi “frikësimin, arrestimet, ndekjet, gjykimet e aktivistëve, artistëve, disidentëve, avokatëve, akademikëve, studentëve dhe të familjarëve të të vrarëve gjatë protestave më 2022”.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj dhjetëra individëve dhe entiteteve të lidhur me “shtypjen e dhunshme” në Iran gjatë protestave për vdekjen e Aminit, tha Departamenti amerikan i Thesarit më 15 shtator.

Britania po ashtu njoftoi për lëvizje të ngjashme. /rel

Related posts

Nga shtrëngimi i duarve te shmangia e kontaktit me sy dhe tundja e kokës, ‘zbërthehet’ gjuha e trupit të Donald Trump dhe Kamala Harris në debatin presidencial

admin

Algjeria kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me su’lmin iz’raelit në shkollën e Ga’zës

rezart morina

Pentagoni: Rifillon sërish funksionimi i skelës në brigjet e Gazës

RTI