RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në Shkup organizohet program i synetimit kolektiv të fëmijëve

ne-shkup-organizohet-program-i-synetimit-kolektiv-te-femijeve

Sot në Shkup u mbajt programi i synetimit kolektiv të fëmijëve jetimë dhe nevojtarë, raporton Anadolu.

Në programin e organizuar nga Organizata Bamirëse El Hilal me seli në Shkup në bashkëpunim me Komunën Bahçelievler të Istanbulit dhe Komunën e Çairit, para Kalasë së Shkupit u mbajt ceremonia e synetimit për 100 fëmijë.

Në ceremoni, e cila filloi me leximin e Kuranit, morën pjesë kryetari i Komunës Bahçelievler, Hakan Bahadır, sekretari i Komunës së Çairit, Faruk Nevzadi, kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, kryetari i shoqatës El Hilal, Behixhudin Shehapi, si dhe përfaqësues të Ambasadës së Türkiyes në Shkup, të institucione dhe organizatave të ndryshme, si dhe familje të fëmijëve të synetuar.

Në fjalën e tij të rastit, Shehapi tha se në kuadër të këtij organizimi, u synetuan fëmijë nga pjesë të ndryshme të vendit, ndërsa shtoi se si shoqatë, e vazhduan këtë program të synetimit pas një pauze dyvjeçare.

“Siç dihet, vitin e kaluar, për shkak të tërmetit të fuqishëm që e goditi Türkiyen, ne u detyruam të japim një pauzë edhe para dy viteve, për shkak të pandemisë, ky aktivitet tradicional i organizates humanitare El Hilal kishte një nderprerje. Në vitin 2004 e kemi filluar në këtë formë. Gjendemi në vitin 2024, plot 20 vjet e realizojmë aktivitetin”, tha ai.

İlker Arslan, Këshilltar i Punëve të Brendshme i Ambasadës së Türkiyes në Shkup, tha se ishte shumë me vlerë që ngjarja u mbajt në një zonë shumë të rëndësishme dhe historike.

“Si Ambasadë e Republikës së Türkiyes në Shkup, ne donim të ishim të pranishëm dhe ta shihnim këtë ngjarje”, tha Arslan.

Ndërkaq, kryebashkiaku Hakan Bahadır falënderoi të gjithë ata që kontribuuan dhe deklaroi se muslimanët duhet të bashkohen kudo që janë në botë.

Bahadır gjithashtu vuri në dukje atë që po ndodh në Palestinë dhe Gaza, duke tërhequr vëmendjen ndaj sulmeve të Izraelit dhe duke theksuar se njerëzit atje nuk po gjejnë më hapësirë ​​për të marrë frymë.

Nevzadi përgëzoi ata që me vite e kanë organizuar me sukses këtë manifestim dhe vuri në dukje se komuna do të vazhdojë ta mbështesë këtë program edhe në vitet në vijim.

Në program, ku këshilltari për shërbime fetare i Ambasadës së Türkiyes në Shkup, Hüseyin Bodur, bëri lutje me rastin e synetimit të fëmijëve, u shkëmbyen dhurata.

Në kuadër të ceremonisë u kënduan ilahi dhe grupet folklorike shfaqën valle popullore.

Related posts

Kurti ngushëllon Turqinë: Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën

admin

Mbyllet fushata elektorale në Turqi, zgjedhjet e 14 majit vendosin presidentin e ri

admin

Presidenti i Lituanisë shpreh shqetësimin për trupat Wagner në Bjellorusi

rezart morina