Ukraina dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë një samit në Kiev, për t’i diskutuar çështjet financiare dhe mbështetjen ushtarake, njoftoi zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, raportoi TheGuardian të martën.
Në njoftim u tha se samiti do të mbahet më 3 shkurt.
Presidenti Zelensky deklaroi se kësti i parë i ndihmës makro-financiare të BE-së do të arrijë gjatë janarit, pasi foli me kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Ai e falënderoi atë për përkrahjen, duke njoftuar se 18 miliardë eurot e ndara për ndihmë financiare janë “jashtëzakonisht të nevojshme tani kur Rusia po shton agresionin”.
Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar shtim të luftimeve nga ana e Rusisë me nisjen e 2023-s, derisa presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi pak para ndërrimit të motmoteve se shpreson në arritjen e një paqeje.