RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Në Speciale vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

ne-speciale-vazhdon-gjykimi-ndaj-thacit-dhe-te-tjereve

Sot, në Dhomat e Specializuara në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj krerëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Dëshmitari i shtatë ka përfunduar dëshminë, në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerë, Trupi Gjykues II më 6 qershor rrëzoi kërkesën e ZPS-së për t’i tërhequr vërejtje bashkëmbrojtësit të z. Thaçi, z. Dastid Pallaska, për deklaratat publike të bëra në një program televiziv.

Më 10 maj 2022, gjatë paraqitjeve të tyre, të katër të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar. Më 15 dhjetor gjykatësi i procedurës paraprake ia kaloi dosjen e çështjes trupit gjykues II.

Konferenca përgatitore për gjykim u mbajt më 18 janar 2023, pasuar nga Konferenca Përgatitore e Prokurorit të Specializuar më 15 shkurt.

Gjykimi filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023. Në këtë çështje janë 140 viktima pjesëmarrëse.

Related posts

BE: Kërkesat për azil në nivelin më të lartë që nga viti 2016

admin

Prova të reja në aktakuzën ndaj Trump për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve, ndihmësit e tij: Ish-presidenti mashtroi për të goditur çdo fazë të procesit elektoral

admin

Vritet një person në Malishevë

rezart morina