RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në sulmet e fundit në Gaza, Izraeli vret të paktën 26 palestinezë

ne-sulmet-e-fundit-ne-gaza,-izraeli-vret-te-pakten-26-palestineze

Të paktën 26 palestinezë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur në sulmet e fundit të Izraelit i cili vazhdon bombardimet ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, “25 persona ranë dëshmorë” në sulmet që forcat izraelite kryen ndaj rajoneve qendrore dhe jugore të qytetit Rafah në Gaza.

Ushtria izraelite ka shënjestruar shtëpitë në rajon dhe si pasojë janë plagosur edhe shumë palestinezë. Bëhet e ditur se edhe një peshkatar palestinez është vrarë si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite në brigjet e rajonit Deir Al-Balah që ndodhet në pjesën qendrore të Gazës.

Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, përfshirë të paktën 12 mijë fëmijë dhe 8.190 gra janë vrarë 27.947 palestinezë si dhe janë plagosur 67.459 të tjerë. Nën rrënoja ende ndodhen mijëra palestinezë të vrarë ndërsa po shkatërrohet edhe infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore në të cilët është strehuar popullata.

Related posts

Itali, foshnja e porsalindur gjendet në koshin e plehrave

rezart morina

Francë, politikania e ekstremit të djathtë Le Pen kërkon mbylljen e më shumë xhamive

admin

Rusia akuzohet për përdorim të bombave të fosforit në Bahmut

rezart morina