Në sulmin e ushtrisë izraelite ndaj një zone ku ishin mbledhur civilët në kampin e refugjatëve Al-Bureij në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, u vranë 7 palestinezë, përfshirë 4 fëmijë, raporton Anadolu.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e spitalit “Dëshmorët e Al-Aksës”, ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj civilëve që ndodheshin në kryqëzimin e rrugës “Abu Rasas” në kampin e refugjatëve Al-Bureij.
Në sulm mbetën të vrarë 7 palestinezë, përfshirë 4 fëmijë dhe një grua, ndërsa u plagosën shumë të tjerë.
Në mesin e atyre që u dërguan në spital ka edhe fëmijë ndërsa gjendja e disa prej tyre është kritike.