RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në su’lmet e Iz’raelit në zona të ndryshme të Ga’zës humbën je’tën 25 pa’lestinezë

ne-su’lmet-e-iz’raelit-ne-zona-te-ndryshme-te-ga’zes-humben-je’ten-25-pa’lestineze

Në sulmet që Izraeli kreu në vende të ndryshme të Rripit të Gazës, 25 palestinezë humbën jetën, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile në Gaza, Mahmoud Basal, në një deklaratë me shkrim theksoi se 20 palestinezë humbën jetën në sulmet e Izraelit që shënjestruan pika të ndryshme në qytetin Khan Younis në jug të Gazës.

Ndërsa 5 palestinezë humbën jetën në sulmet që shënjestruan zona të ndryshme dhe shtëpitë në veri të Gazës, tha Basal, i cili informoi se Izraeli prej 91 ditësh pengon hyrjen e ushqimeve dhe produkteve jetike në veri të Gazës.

Edhe në një deklaratë tjetër të bërë nga Njësia e Mbrojtjes Civile, thuhet se u vendos nën kontroll zjarri në shkallë të gjerë që shpërtheu në magazinat e orendive shtëpiake dhe dyqanet përreth si pasojë e sulmit ajror të Izraelit në qytetin Beit Lahia në veri të Gazës.

Në zjarre u shkaktuan vetëm dëme materiale, thuhet në deklaratën ku theksohet se ekipet shpëtuan nga një sulm i dytë që u krye në rajon gjatë ndërhyrjes ndaj zjarrit në magazina.

Related posts

Policia izraelite i ndalon njerëzit të hyjnë në Al-Aksa para namazit të xhumasë

admin

Rritet në afro 41.200 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga fo’rcat iz’raelite në Ga’za

admin6

Gjendet e vdekur një grua në Lipjan

admin