Të paktën 46 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore që ushtria izraelite ka ndërmarrë në 24 orët e fundit ndaj Libanit, transmeton Anadolu.
Në deklaratën me shkrim nga Ministria libaneze e Shëndetësisë, informohet lidhur me humbjet e jetëve që janë përjetuar në sulmet ajrore të Izraelit që vazhdojnë ndaj vendit.
Në deklaratë thuhet se 46 persona kanë humbur jetën dhe 85 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në 24 orët e fundit ndaj disa qytezave në Liban.
Njësia për menaxhimin e rrezikut nga katastrofat e qeverisë libaneze njoftoi se 1.928 persona janë vrarë, 9.290 janë plagosur dhe 1.2 milion të tjerë janë shpërngulur si pasojë e bombardimeve në sulmet e ushtrisë izraelite ndaj Libanit që nga 8 tetori 2023 e deri më tani.