RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në vetëm një ditë, 150,000 njerëz u zhvendosën nga Khan Yunis

ne-vetem-nje-dite,-150,000-njerez-u-zhvendosen-nga-khan-yunis

Në vetëm një ditë, 150,000 njerëz u zhvendosën nga qyteti i Khan Younis në Rripin e Gazës, tha këtë të martë zëdhënësi i OKB-së, Stefan Dižarik.

Ai vuri në dukje se urdhrat e ushtrisë izraelite drejtuar palestinezëve që të largohen nga qytetet menjëherë para se të fillojnë sulmet mbartin rrezik për jetën e civilëve dhe prishin thellësisht jetën e njerëzve, njoftoi agjencia palestineze Wafa.

“Njerëzit janë detyruar të lëvizin në zona me pak ose aspak infrastrukturë, ku qasja në strehimore, shëndetësi dhe kanalizime ose ndihma të tjera humanitare për shpëtimin e jetës është shumë e kufizuar,” tha Dižarik.

Në sulmet e fundit të ushtrisë izraelite në Khan Yunis, të paktën 70 palestinezë u vranë dhe të paktën 200 u plagosën. /abcnews

Related posts

Sulmet ndaj policëve në veri, Sveçla thotë se Radoiçiq qëndron në krye të kontrabandistëve

admin

SHBA njofton 85 milionë dollarë ndihmë për Turqinë e Sirinë – VIDEO

admin

Vrasja e të riut në Malishevë, çfarë dihet deri tash?

admin