RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nëna izraelite akuzon ushtrinë për vrasjen ‘e qëllimshme’ të djalit të saj

nena-izraelite-akuzon-ushtrine-per-vrasjen-‘e-qellimshme’-te-djalit-te-saj

Një nënë izraelite ka akuzuar ushtrinë për vrasjen e qëllimshme të djalit të saj gjatë një operacioni në Rripin e Gazës në nëntor.

Rreshteri Ron Sherman, 19 vjeç, u kap nga Hamasi gjatë një sulmi ndërkufitar më 7 tetor.

Në mes të dhjetorit, ushtria izraelite tha se kishte nxjerrë trupin e Shermanit nga një tunel i Hamasit në Jabalia në veri të Rripit të Gazës, së bashku me trupat e dy të tjerëve.

Hamasi ka thënë se të tre u vranë në një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës.

“Roni u vra qëllimisht nga ushtria izraelite”, tha nëna e tij për transmetuesin publik izraelit KAN.

“Ushtria ka qenë në dijeni të tunelit ku ai dhe dy pengje të tjerë mbaheshin, por ata zgjodhën t’i sakrifikonin për eliminimin e një komandanti të Hamasit dhe i përdorën si mburojë njerëzore”, tha ajo.

“Të tre vdiqën për shkak të toksinave të bombave që u hodhën për të eliminuar” liderin e Hamasit, tha nëna izraelite.

Ushtria izraelite kishte thënë se komandanti i Hamasit Ahmed Ghandour u vra në një sulm ajror në Jabalia në fund të nëntorit.

Nëna izraelite deklaroi se ushtria e kishte kthyer trupin e djalit të saj në Izrael dhe i ka thënë se ai ishte vrarë nga Hamasi.

“Nuk kishim asnjë arsye të dyshonim për këtë, por raporti mjekësor nuk tregoi asnjë shenjë mbytjeje, plagë me armë zjarri apo therje me thikë”, ka thënë ajo.

Izraeli ka sulmuar Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor, në të cilin Tel Avivi thotë se u vranë afro 1.200 njerëz.

Mbi 24.600 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 61.830 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Sipas OKB-së, 85 për qind e popullsisë në Gaza është tashmë e zhvendosur brenda vendit, ndërsa përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, kurse 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar. /trt

Related posts

Rama: Rritje tjetër rrogash për zjarrfikësit, mësuesit e bluzat e bardha

admin

MF-ja dhe KRU “Prishtina” me marrëveshje prej 13.2 milionë €

rezart morina

WMO: Shkrirja e akullnajave alpine të Evropës në nivele alarmante

admin