RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nenad Rashiq emërohet ministër për Komunitete dhe Kthim

nenad-rashiq-emerohet-minister-per-komunitete-dhe-kthim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur me zëvendësimin e ministrave të dorëhequr të Listës Serbe.

Sipas njoftimit për media nga Zyra e Kryeministrit është bërë e ditur se Kurti sot ka emëruar Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Kryeministri Kurti e uroi z. Rashiq për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Para dorëheqjes, pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim e mbante Goran Rakiq nga Lista Serbe.

Kujtojmë se dorëheqjet e serbëve erdhën në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Lista Serbe më 5 nëntor 2022 në një takim në Zveçan bëri të ditur se kanë vendosur që të largohen nga të gjitha institucionet politike në Kosovë.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, pati thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.

Related posts

Partia e ekstremit të djathtë fiton për herë të parë në zgjedhjet rajonale gjermane

RTI

Kroacia shpall rezultatet e Regjistrimit 2021, popullsia po mplaket

admin

Avionët luftarakë izraelitë kryejnë sulm ajror ndaj Gazës

rezart morina