Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se e përbashkëta e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani është anti UÇK-izmi.
Berisha madje thotë se i njëjtë me Kurtin e Osmanin është edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Këto komente deputeti i AAK-së i bëri në një postim në Facebook, ku tha se Abdixhiku pretendon pushtetin me kartën e njëjtë.
“E përbashkëta e Albinit dhe Vjosës është anti UÇK izmi, ky është edhe suksesi i tyre . I njëjtë me këta të dy është edhe Lumiri Pretendon pushtet me kartën e njëjtë”, ka shkruar Berisha.
Më tej Berisha ka thënë se nëse Osmani, Kurti e Abdixhiku nuk bëhen bashkë, do ta përçajnë elementin jugosllav në Kosovë.
“Të 3 nëse nuk bëhen bashk, ka me u bo e zezë dita , kanë me përqa elementin jugosllav në Kosovë”, u shpreh deputeti i AAK-së.
The post “Nëse nuk bëhen bashkë do të bëhet e zezë dita”, Berisha thotë se anti UÇK-izmi bashkon Kurtin, Osmanin dhe Abdixhikun first appeared on Radio Televizioni Iliria.