Dozat aq të nevojshme të kalciumit, i janë atribuar gjithmonë produkteve të bulmetit.
Megjithatë, konsumatorët vegjetarianë dhe ata që kanë një tolerancë të ulët të laktozës mund t’i gëzohen një sërë alternativave të tjera të shëndetshme të produkteve jobulmetore dhe joshtazore që kanë doza të larta kalciumi. Një i rritur ka nevojë për 1000 miligramë kalcium në ditë (rreth tre gota qumësht në ditë) për të patur dhëmbë dhe kocka të shëndetshme.
Lakrat e egra
Dy filxhanë me gjethet e lakrave të egra përmbajnë 188 miligramë kalcium. Këto gjethe mund t’i konsumosh të gatuara ose jo. Sido që t’i konsumosh trupi merr të njëjtin nivel vlerash ushqimore. Produkte të tjera janë finoku, brokoli dhe artiçoka. Një lugë me fara finoku përmban 59 miligramë kalcium. Një copë brokoli i pagatuar përmban 71 miligramë kalcium. Një artiçokë e mesme përmban 25 miligramë kalcium.
Patatet e ëmbla
Një filxhan me patate të ëmbla përmban 65 miligramë kalcium. Patatet e ëmbla janë burim i pasur me potas si edhe vitaminëA dhe C.
Fiqtë
Nëse ha tre fiq ke përfituar 50 miligramë kalcium. Mënyrat e të shijuarit të fikut janë të panumërta: të kombinohen me drithëra, në sallata, ëmbëlsira apo thjesht si frut. Fiqtë e thatë mund të ruhen deri në dy vjet.
Salmoni
Nëse konsumoni 100 gramë salmon keni përfituar 180 miligramë kalcium. Nëse salmoni është së bashku me kockat e zbutura që janë të ngrënshme niveli i kalciumit është akoma më i lartë.
Sardelet
100 gramë sardele është e barazvlefshme me 888 miligramë kalcium. Sardelet, ashtu si edhe salmoni janë të pasur me yndyrna të shëndetshme dhe Omega 3.
Farat e susamit
Një lugë me fara susami përmban 100 miligramë kalcium. Këto fara i japin gatimeve shumë shije dhe vlera ushqimore.
Tofu
I quajtur shpesh si “djathi vegjetarian”, është një alternativë e djathit dhe produkteve shtazore. 115 gramë tofu përmban të njëjtën sasi kalciumi sa edhe qumështi
Fasulet e bardha
Bishtajoret në përgjithësi janë një burim fantastik kalciumi dhe hekuri. Një filxhan fasule përmban 191 miligramë kalcium. Fasulet e zeza janë të mbushura gjithashtu me kalcium, potas etj. Një gjysmë filxhani me këto fasule përmban 185 miligramë kalcium.
Bajamet
Mos hezito të konsumosh bajame në çdo orë të ditës. Rreth 20 bajame përmbajnë 72 miligramë kalcium. Bajamet janë gjithashtu të pasura me potas, vitaminë E dhe hekur.
Portokajt
Ky frut i magjishëm është plot me vitaminë C dhe kalcium. Një kokërr portokall përmban 65 miligramë kalcium.
Kalciumi është një nga mineralet më të nevojshme për trupin e njeriut. Përveç vlerave të pamohueshme për forcimin e kockave dhe dhëmbëve, kalciumi mban enët e gjakut të shëndetshme dhe rregullon tensionin e gjakut.