Pas të keni pirë kaq shumë kafe – ja çfarë duhet të bëni menjëherë
Pirja e kafesë shkakton dehidratim dhe ja si ta kompensoni atë.
Kafeja është një nga pijet më të popullarizuara në botë, e cila, përveç përparësive dhe përfitimeve të shumta për shëndetin, ka edhe efekte të padëshiruara. Një prej tyre është dehidratimi.
Kafeina ka efekt diuretik, që ndikon në hidratimin e trupit. Për këtë arsye, duhet të kujdeseni në konsumimin e kafesë, dhe gjithashtu rekomandohet që të pini një gotë ujë pas një filxhani të kësaj pijeje.
Nëse jeni një konsumues i rregullt i kësaj pijeje, ekspertët këshillojnë se nuk duhet të shqetësoheni shumë.
Kushdo që konsumon rregullisht kafe ose çaj me kafeinë zhvillon tolerancë dhe një filxhan kafe nuk ka një efekt të rëndësishëm në hidratimin e trupit.
Efekti diuretik i kafesë zvogëlohet me konsumimin e rregullt, por njerëzit që pinë kafe vetëm herë pas here mund ta ndjejnë më fort efektin dehidratues. Ata thjesht nuk kanë të njëjtin nivel tolerance si njerëzit që pinë kafe më shpesh.
Ekspertët këshillojnë se është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje mënyrës sesi ndiheni, si dhe sinjaleve të dërguara nga trupi juaj gjatë pirjes së kësaj pije popullore. Për shembull, nëse shkoni më shpesh në tualet, trupi juaj mund të dërgojë sinjale dehidrimi në mënyrë që të rrisni marrjen e lëngjeve për të kompensuar.