RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ne’tanyahu do të takohet me Biden të enjten, dhe më pas me Trump

ne’tanyahu-do-te-takohet-me-biden-te-enjten,-dhe-me-pas-me-trump

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet të enjten në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Joe Biden, i cili është shëruar nga Covid. Kjo u bë e ditur nga kabineti i Netanyahut dhe Shtëpia e Bardhë.

Takimi mes Bidenit dhe Netanyahut është i shumëpritur për shkak të tensionit mes dy vendeve aleate pas më shumë se nëntë muajsh luftë në Gaza.

Takimi i Netanyahut me kandidatin presidencial të Partisë Republikane, ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, fillimisht u njoftua për të mërkurën, më pas për të enjten dhe në fund u caktua të premten në Florida në rezidencën e Trump në Mar a-Lago.

“Mezi pres të mirëpres Netanyahu në Mar a-Lago në Palm Beach, Florida. Gjatë mandatit tim të parë, ne përjetuam paqen dhe stabilitetin në rajon (Lindja e Mesme)”, tha Trump, duke njoftuar se do të jetë sërish kështu pasi ai pret të vijë sërish në pushtet.

Kryeministri i Izraelit ndodhet që nga e hëna në Uashington dhe pika kryesore e vizitës së tij do të jetë fjalimi i tij, të mërkurën, në një seancë speciale të përbashkët të të dy dhomave të Kongresit amerikan.

Ai pret të takohet këtë javë me nënpresidenten Kamala Harris, tani kandidati i mundshëm presidencial pasi Biden u tërhoq nga gara të dielën. /abcnews

Related posts

Izraeli arreston 40 palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor

admin6

Sulmi me qindra të vdekur në Moskë, ambasadorja amerikane në Rusi del me komunikatë të pazakonte diplomatike, çfarë deklaroi ajo për pretendimet e qeverisë së Putinit

admin

Kryediplomati norvegjez: Iz’raeli minon përpjekjet për arritjen e zgjidhjes me dy shtete

admin6