Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu mbrojti idenë se Irani me sulmin raketor “ka bërë një gabim dhe se do të paguajë çmimin e kësaj”, transmeton Anadolu.
Pas sulmit raketor të Iranit, Netanyahu publikoi një video-mesazh në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
Duke mbrojtur idenë e tij se sulmi raketor i Iranit “dështoi”, Netanyahu falënderoi SHBA-në për mbështetjen në bllokimin e raketave të lëshuara.
Netanyahu pretendon se Irani “ka bërë një gabim të madh” me sulmin raketor dhe se “Teherani do të paguajë çmimin e kësaj”.
Ai dha mesazhin se ata do t’i përgjigjen Iranit duke thënë se “Kushdo që na sulmon, edhe ne do ta sulmojmë atë”.
Ushtria e Gardës Revolucionare të Iranit njoftoi se filloi sulm ndaj Izraelit me dhjetëra raketa balistike.
Pas lëshimit të raketave, sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin, veçanërisht në Tel Aviv.