RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ne’tanyahu: Iz’raeli “në mes të lu’ftës së ashpër” pasi 8 trupa vr’iten në Libanin jugor

ne’tanyahu:-iz’raeli-“ne-mes-te-lu’ftes-se-ashper”-pasi-8-trupa-vr’iten-ne-libanin-jugor

Në komentet e tij të para pas vdekjes së tetë oficerëve dhe ushtarëve izraelitë në betejat në Libanin jugor, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Tel Avivi është në “mes të një lufte të ashpër”, transmeton Anadolu.

“Dëshiroj të dërgoj ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e heronjve tanë që ranë sot në Liban. Ne jemi në mes të një lufte të ashpër kundër boshtit të së keqes së Iranit, i cili kërkon të na shkatërrojë”, tha Netanyahu në një video-postim në platformën sociale X.

“Ne do të shpëtojmë pengjet tona në jug (të Gazës). Ne do t’i kthejmë banorët tanë në veri. Ne do të garantojmë përjetësinë e Izraelit”, e përfundoi video-postimin e tij kryeministri izraelit.

Më herët, ushtria izraelite tha se tetë trupa të saj, përfshirë tre oficerë, u vranë dhe shtatë të tjerë, përfshirë një oficer, u plagosën në betejat në Libanin jugor.

Transmetuesi izraelit ‘Channel 12’ raportoi se konfrontimi i parë shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Odaisseh, ku një forcë izraelite u zu në pritë në hyrje të një shtëpie.

Raporti tha se luftëtarët e Hezbollahut qëlluan mbi njësinë izraelite nga një distancë e afërt dhe gjithashtu i arritën ata nga një distancë e afërt duke përdorur mitralozë, raketa antitank dhe mortaja.

Procesi i evakuimit zgjati shumë për shkak të kushteve topografike dhe motit të rëndë gjatë orëve të para të mëngjesit, me gjashtë ushtarë të vrarë dhe pesë të tjerë me lëndime të ndryshme.

Në një incident të dytë, një njësi tjetër u godit nga zjarri i mortajave të lëshuara nga luftëtarët e Hezbollahut nga rreze të afërta dhe të largëta, duke rezultuar në vdekjen e dy ushtarëve.

Ndërkohë, e përditshmja ‘Yedioth Ahronoth’ raportoi se prita e ngritur nga Hezbollahu në një shtëpi në Libanin jugor, ku ndodhën konfrontimet ballë për ballë, rezultoi me vdekjen e gjashtë oficerëve dhe ushtarëve izraelitë, si dhe 30 të tjerë u plagosën.

Izraeli ka nisur sulme masive ajrore që nga 23 shtatori kundër atyre që ai i quan objektiva të Hezbollahut në të gjithë Libanin, sulme të cilat kanë vrarë më shumë se 1 mijë njerëz dhe kanë plagosur afër 3 mijë të tjerë. Liderë të lartë të Hezbollahut u vranë në sulmet izraelite, përfshirë liderin Hassan Nasrallah.

Hezbollahu dhe Izraeli janë përfshirë në një luftë ndërkufitare që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza, e cila ka vrarë të paktën 41.700 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar se sulmet izraelite në Liban mund të përshkallëzojnë konfliktin e Gazës në një luftë më të gjerë rajonale.

Related posts

Shefi i OBSH-së: Shëndeti krijohet në shtëpi, jo në spital

RTI

Bislimi ia nënvizon Lajçakut se hapja e urës së Ibrit duhet të bëhet pa vonesa

RTI

Përmbytje në Evropën Qendrore, të paktën 10 vi’ktima dhe mijëra të evakuuar

RTI