Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të mërkurën se Izraeli do të pajtohet vetëm me një armëpushim të përhershëm në Gaza që garanton se zona kufitare midis Gazës jugore dhe Egjiptit nuk mund të përdoret kurrë si një mjet shpëtimi për lëvizjen islamike Hamas.
“Derisa të ndodhë kjo, ne jemi atje,” tha ai në një konferencë shtypi në Jerusalem.
Netanyahu përsëriti refuzimin e tij të plotë për një tërheqje nga i ashtuquajturi korridori i Filadelfias në fazën e parë të një marrëveshjeje, që pritet të zgjasë 42 ditë, duke thënë se presioni ndërkombëtar do ta bënte efektivisht të pamundur kthimin.
Që pas kësaj të arrihet një armëpushim i përhershëm, Izraelit do t’i duhen garanci që kushdo që do të drejtonte Gazën e pasluftës do të ishte në gjendje të parandalonte përdorimin e korridorit si një rrugë për kontrabandën e armëve dhe furnizimeve për Hamasin.
“Dikush duhet të jetë atje,” tha ai. “Më sillni këdo që do të tregojë në të vërtetë – jo në letër, jo me fjalë – por ditë pas dite, javë pas jave, muaj pas muaji, se ata mund të parandalojnë një përsëritje të asaj që ndodhi atje më parë,” ai tha, duke iu referuar sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor./abcnews