RTV AHIRETI
Lajme

Netanyahu kundërshtoi ngritjen e një spitali fushor për trajtimin e fëmijëve të Gazës

netanyahu-kundershtoi-ngritjen-e-nje-spitali-fushor-per-trajtimin-e-femijeve-te-gazes

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kundërshtoi ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe nuk miratoi ngritjen e një spitali fushor për fëmijët e Gazës që nuk mund të marrin trajtim në Egjipt për shkak të mbylljes së Portës Kufitare të Rafahut.

Sipas ‘The Times of Israel’, Zyra e Kryeministrit e informoi Gallantin me shkrim se nuk do të krijohej një spital fushor për fëmijët e Gazës.

Në deklaratën e bërë dje nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit u bë e ditur se do të krijohej një spital fushor në mënyrë që fëmijët e sëmurë nga Gaza të mund të mjekoheshin, për shkak të mbylljes së gjatë të Portës Kufitare Rafah midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit. Mirëpo, kjo nuk do të ndodhë pasi kryeministri izraelit nuk e ka miratuar këtë.

Porta kufitare është mbyllur që kur ushtria izraelite nisi një sulm tokësor në rajonin Rafah të Gazës më 7 maj dhe pushtoi anën e Gazës të portës kufitare me Egjiptin.

Egjipti refuzon të rihapë Portën Kufitare Rafah, pasi ana tjetër e kufirit në Gaza është nën pushtimin izraelit.

The post Netanyahu kundërshtoi ngritjen e një spitali fushor për trajtimin e fëmijëve të Gazës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Protesta në Jerusalem, kërkohet largimi i kryeministrit Netanyahu

rezart morina

Berlini kërkon rishikimin e marrëveshjes për heqjen e makinave me motorë me djegie

rezart morina

Pas 200 orësh shpëtohen katër persona nga rrënojat në Turqi

admin