RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ne’tanyahu mohon lajmet lidhur me ar’mëpushimin e përkohshëm në kufirin li’banez

ne’tanyahu-mohon-lajmet-lidhur-me-ar’mepushimin-e-perkohshem-ne-kufirin-li’banez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk i është përgjigjur thirrjes së SHBA-së dhe Francës për armëpushim të përkohshëm në Liban dhe se “ka udhëzuar ushtrinë izraelite të vazhdojë sulmet në veri me gjithë fuqinë e saj”, transmeton Anadolu.

Zyra e kryeministrit izraelit në një deklaratë me shkrim mohoi lajmet se Netanyahu ka pranuar të diskutojë një armëpushim të përkohshëm në Liban.

“Lajmet për armëpushimin nuk janë të vërteta. Netanyahu nuk iu përgjigj propozimit SHBA-Francë. Lajmet se Izraeli duhet të reduktojë sulmet e tij në veri nuk pasqyrojnë të vërtetën. Sipas planeve të paraqitura ndaj tij, Netanyahu udhëzoi ushtrinë izraelite që të vazhdojë sulmet me të gjitha forcat në veri të Gazës. Edhe sulmet në Gaza do të vazhdojnë derisa të arrihen të gjitha objektivat e luftës”, thuhet në deklaratë.

Në lajmet në mediat izraelite pretendohej se kryeministri izraelit Netanyahu lejoi diskutimin e një armëpushimi të përkohshëm trejavor në Liban me iniciativën e SHBA-së dhe Francës dhe se kishte caktuar një nga ministrat e tij për këtë.

Në deklaratën e përbashkët të udhëhequr nga SHBA-ja dhe Franca, e cila mblodhi së bashku Bashkimin Evropian (BE) dhe 8 vende të tjera, u bë thirrje për armëpushim urgjent 21-ditor për të ndaluar konfliktin midis Izraelit dhe Libanit dhe për të hapur hapësirë ​​për diplomacinë. Në këtë proces u kërkua që të plotësohen negociatat për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza.

Në deklaratën me shkrim nga Shtëpia e Bardhë, SHBA-ja dhe Franca ranë dakord të bëjnë thirrje për një armëpushim në kufirin Izrael-Liban ndërsa në deklaratën e përbashkët morën pjesë edhe BE-ja, Australia, Kanadaja, Gjermania, Italia, Japonia, Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Sulmet ajrore të Izraelit vazhduan gjatë gjithë natës në pjesë të ndryshme të Libanit. Qetësia që filloi të mërkurën në mbrëmje dhe zgjati gjatë gjithë mëngjesit të së enjtes në rajonet pranë kufirit verior të Izraelit u prish me raketat e lëshuara nga Libani.

Related posts

Pas fjalimit në Kongresin amerikan, Netanyahu viziton trupat izraelite në Rafah

admin

Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e Dubrovnikut

RTI

Haxhiu kërkon shkarkimin e Deliut nga Komisioni: Mori mbi 2 mijë € pa marrë pjesë në mbledhje

admin