RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ne’tanyahu mohon përparimin në bisedimet e ar’mëpushimit në Ga’za, pavarësisht pretendimet të SHBA-së

ne’tanyahu-mohon-perparimin-ne-bisedimet-e-ar’mepushimit-ne-ga’za,-pavaresisht-pretendimet-te-shba-se

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, iu është përgjigjur komenteve të zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, për një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Netanyahu pretendoi se qeveria e tij nuk ka marrë një përgjigje nga grupi i rezistencës palestineze Hamas mbi propozimin e armëpushimit dhe shkëmbimin e të burgosurve, pavarësisht se paraqiti një “propozim të qartë” dhe të shtunën e kaluar dërgoi një ekip negociator në Kajro.

Kjo ndodhi pasi Kirby i SHBA-së u tha gazetarëve se “ekziston një propozim i mirë përpara të dyja palëve dhe të dyja duhet të pranojnë atë propozim, në mënyrë që ne të mund ta zbatojmë atë”.

Kirby theksoi se SHBA-ja beson se të dyja palët “duhet të bëjnë një punë të fundit” për të arritur në një përfundim.

Një ekip negociator izraelit u largua nga Kajro të shtunën e kaluar pak pasi mbërriti. Sipas gazetës izraelite ‘Yedioth Ahronoth’, delegacioni u kthye në Tel Aviv për shkak të mosmarrëveshjeve me Netanyahu-n, megjithëse natyre e mosmarrëveshjeve nuk u specifikua.

As ndërmjetësit egjiptian dhe as ato nga Katari e nga Hamasi nuk kanë komentuar rifillimin e negociatave, veçanërisht pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në kryeqytetin iranian Teheran të mërkurën e kaluar.

Më 31 maj, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Izraeli paraqiti një marrëveshje prej tre fazash që do t’i jepte fund armiqësive në Gaza dhe që do të siguronte lirimin e pengjeve në enklavën bregdetare. Plani përfshin një armëpushim, një shkëmbim pengjesh e të burgosurish, si dhe rindërtimin e Gazës.

E gjithë kjo vjen në mes të ofensivës shkatërruese të Izraelit në Rripin e Gazës që nga sulmi i Hamasit tetorin e kaluar, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

Të paktën 39.600 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe mbi 91.600 të tjerë janë plagosur. Mbi 10 muaj nga lufta izraelite, pjesë të mëdha të Gazës qëndrojnë në gërmadha mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e urdhëroi Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionin ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga lufta përpara se qyteti të pushtohej më 6 maj.

Related posts

Huthit shënjestrojnë qytetin izraelit Eilat, një anije amerikane dhe një britanike

rezart morina

Zhduket varka me 500 emigrantë në Mesdhe, mes tyre një i porsalindur dhe një grua shtatzënë

rezart morina

Në xhaminë Al-Aksa falet namazi i xhenazes në mungesë për viktimat e tërmetit në Türkiye

rezart morina