RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ne’tanyahu udhëton në SHBA, do të takohet me Bidenin

ne’tanyahu-udheton-ne-shba,-do-te-takohet-me-bidenin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu të hënën udhëton për në Washington të SHBA-së, ku është planifikuar të takohet me presidentin amerikan Joe Biden ku do të mbajë një fjalim në Kongres, raporton Anadolu.

Netanyahu do të udhëtojë në Washington të hënën vonë dhe është planifikuar të takohet me Bidenin të martën në Shtëpinë e Bardhë, përpara fjalimit të tij në një sesion të përbashkët të Kongresit të mërkurën.

Disa senatorë, përfshirë Bernie Sanders, kanë thënë tashmë se nuk do të marrin pjesë në fjalimin e tij. Biden dhe Netanyahu do të diskutojnë mënyrat për të arritur marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës dhe kthimin e pengjeve.

Netanyahu pritet të takohet edhe me nënpresidenten Kamala Harris. Presidenti aktual i SHBA-së, Biden njoftoi të dielën se është tërhequr nga gara për president në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Ai theksoi se është në interesin më të mirë të Partisë Demokratike që të tërhiqet nga gara dhe të fokusohet ekskluzivisht në përmbushjen e detyrave të presidentit deri në fund të mandatit.

“Ky ka qenë nderi më i madh i jetës sime, duke shërbyer si presidenti juaj. Ndërsa përgatitem t’i drejtohem kombit më vonë këtë javë dhe të shpjegoj vendimin tim më në detaje, dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për të gjithë ata që punuan shumë për të më rizgjedhur sërish. Dua të falënderoj nënpresidenten Kamala Harris që ka qenë bashkëpunëtore e shkëlqyer në këtë punë. Dua t’i shpreh mirënjohjen time të sinqertë popullit amerikan për besimin që ka treguar tek unë”, tha Biden.

Related posts

Orban kryeson presidencën e BE-së, Kosova kërkon ndihmën e Hungarisë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës

admin

Rritet kostoja e jetesës në Kosovë, shtrenjtohen produktet ushqimore dhe të ndërtimit

rezart morina

Pas marrëveshjes për targat, pritet takimi Kurti-Vuçiq për diskutimin e propozimit franko-gjerman

admin