RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nga 3 shtatori në grevë punëtorët teknikë dhe sigurimi fizik i disa shkollave dhe i QMF-ve në Prishtinë

nga-3-shtatori-ne-greve-punetoret-teknike-dhe-sigurimi-fizik-i-disa-shkollave-dhe-i-qmf-ve-ne-prishtine

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se me 3 shtator do të hyjnë në grevë punëtorët teknik të disa shkollave të Prishtinës, të Qendrave Mjekësore Familjare si dhe punëtorët e sigurimit fizik të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas njoftimit të tij në Facebook, ky vendim është marrë për shkak se ka gjasa që pagat e tyre të mos implementohen me rritje nga 1 shtatori.

“Teknik dhe atyre të sigurimit fizik të shkollave: Dardanisë ,Pjetër Bogdani , e Muzikës ,Naim Frashëri, Shkolla e Gjelbër , Mehmet Xhevori ,Hoxhë Kadri Prishtina , Avdyl Frashëri, Asim Vokshi , Gjergj Fishta të komunës së Prishtinës, të gjitha QMF në Prishtinë dhe punëtorët e sigurimit fizik te QKUK me 3 shtator do të fillojnë grevën e tyre pasi që pagat e tyre ka gjasa mos të implementohen me rritje nga 1 shtatori”, ka shkruar Azemi.

Related posts

Ne’tanyahu u kërkon iz’raelitëve që të jenë “të durueshëm dhe të qetë” mes frikës së su’lmit iranian

admin6

Dështon mbledhja e Kryesisë, Kusari-Lila: I papranueshëm abstenimi i vazhdueshëm i opozitës

rezart morina

Portugalia thërret të dërguarin iranian për të dënuar sulmin ndaj Izraelit, kërkon lirimin e anijes

admin6