RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nga e hëna, rusët do ta kenë më të vështirë hyrjen në BE

nga-e-hena,-ruset-do-ta-kene-me-te-veshtire-hyrjen-ne-be

Bashkimi Evropian do ta bëjë udhëtimin në bllok më të vështirë dhe më të shtrenjtë për rusët nga e hëna, pasi mbështeti zyrtarisht pezullimin e një marrëveshjeje për lehtësimin e vizave pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, shkruan Reuters.

Këshilli i BE-së, i cili grupon shtetet anëtare të bllokut, miratoi të premten vendimin për të pezulluar nga 12 shtatori marrëveshjen e vizave që ka qenë në fuqi që nga viti 2007.

Një marrëveshje për lehtësimin e vizave u jep qytetarëve të partnerëve të besuar qasje të privilegjuar në BE.

“Me luftën e saj të paprovokuar dhe të pajustifikuar, duke përfshirë sulmet e saj pa dallim kundër civilëve, Rusia ka thyer këtë besim dhe ka shkelur vlerat themelore të komunitetit tonë ndërkombëtar”, ka thënë Këshilli në një deklaratë.

Rusia thotë se “operacioni i saj special ushtarak” është i nevojshëm për të çliruar Ukrainën nga fashistët, një pohim që Kievi dhe aleatët e saj perëndimorë thonë se është i pabazë.

Masa do të rezultojë në rritje të tarifës së aplikimit për vizë nga 35 euro në 80 euro, një kërkesë për të paraqitur më shumë prova dokumentare, rritje të kohës së përpunimit të dokumenteve dhe rregulla më kufizuese për lëshimin e vizave me shumë hyrje për rusët.

Më shumë se një milion rusë kanë hyrë në BE përmes kufijve tokësorë që kur Moska pushtoi Ukrainën në shkurt, shumica e tyre përmes Finlandës dhe Estonisë, ka thënë agjencia kufitare e BE-së.

Anëtarët e BE-së, Estonia, Letonia dhe Lituania, megjithatë, kanë rënë dakord që t’ia ndalojnë hyrjen shtetasve rusë që udhëtojnë nga Rusia ose Bjellorusia nga mesi i shtatorit, me disa përjashtime për diplomatët dhe shoferët e kamionëve.

Fluturimet direkte midis Rusisë dhe BE-së u anuluan në fillim të shkurtit. /koha

Related posts

Rusia lëshon mbi 1000 bomba, dronë dhe raketa në Ukrainë brenda një jave

admin

Atentati ndaj ish-presidentit, drejtoresha e Shërbimeve Sekrete: Nuk do të japë dorëheqjen

admin

SHBA voton projektligjin e diskutueshëm FISA, i lejon shërbimeve sekrete amerikane të mbikëqyrin shtetasit e huaj! Përgjimi, përmes celularit ose rrjeteve sociale

admin