RTV AHIRETI
Lajme

Nga shtatori fillon programi për mësimin gjithëditor në pesë shkolla të Prishtinës

nga-shtatori-fillon-programi-per-mesimin-gjitheditor-ne-pese-shkolla-te-prishtines

Komuna e Prishtinës ka prezantuar programin e ri të mësimit gjithëditor në pesë shkollat e kryeqytetit, ndërsa qëllim i tij u tha se është përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe avancimi i aftësive të fëmijëve përmes aktiviteteve jashtëkurrikulare.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se kjo do të ketë ndikim edhe te prindërit, pasi nuk do të kenë nevojë t’i marrin fëmijët në mesditë.

E drejtoresha e Arsimit, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se qëllimi i këtij programi është ngritja e cilësisë dhe shndërrimi në model për komunat e tjera.

“Qëllimi është ngritja e cilësisë së arsimit dhe të jetë edhe model në komunat tjera. Ka edhe shtete qe e praktikojnë mësimin tërëditor nga 1 deri 5. Kemi siguruar mjete dhe do t’ju mundësojmë që korrikula bazë të realizohet në mënyrë më kreative. Kemi marre sportist në mënyrë qe t’i realizojmë në mënyrë profesionale lëndën e sportit”, u shpreh ajo.

Shkollat e kryeqytetit që do të fillojnë më mësimin tërëditor nga shtatori i këtij viti janë: “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, shkolla “Model”, shkolla “E Gjelbër” dhe ajo “Nazim Gafurri”.

The post Nga shtatori fillon programi për mësimin gjithëditor në pesë shkolla të Prishtinës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

BE mbush rezervat me gaz

admin

Izraeli i urdhëron palestinezët të largohen nga Kan Junis, shenjë e nisjes së një ofensive ushtarake

admin

Tërmet 5,6 ballë godet Pakistanin – VIDEO

admin