RTV AHIRETI
Lajme

Nga sot qytetarët do të paguajnë 17.7 euro për rikyçje në rrjet të KEDS-it

nga-sot-qytetaret-do-te-paguajne-17.7-euro-per-rikycje-ne-rrjet-te-keds-it

KEDS nga sot do të fillojë aplikimin e taksës për shkyçje të konsumatorëve që nuk e paguajnë borxhin brenda afatit ligjor, konform metodologjisë.

Përmes një komunikate për media, KEDS bënë të ditur se vonesat mbi afatet e parapara nga 1 gushti i këtij viti do të kenë edhe kosto shtesë.

“Në këtë kontekst, konsumatorët do të paguajnë edhe një taksë neto prej 15 eurosh që, bashkë me TVSH-në, shkon në 17.7 euro, shumë e cila është e paraparë sipas Metodologjisë së Taksave të Kyçjes në Rrjetin e Shpërndarjes, po ashtu e aprovuar nga ZRRE-ja”, thuhet në njoftim.

Tutje, në komunikatë thuhet se shkyçjet nuk janë të lidhura me një shumë të caktuar të borxhit, por me faturën specifike që ka afat kohor se kur duhet paguar

“Kjo informatë do t’u shërbehet të gjithë konsumatorëve edhe në faturat e leximit që do të shpërndahen gjatë këtij muaji. Afatet ligjore për pagesën e atyre faturave janë të definuara në fatura të leximit dhe çdo vonesë pas asaj date, në proceset e rregullta faturuese dhe ta pakontestuara, nënkupton që konsumatori mund të jetë subjekt i shkyçjes nga rrjeti elektrik”, thuhet në njoftim.

The post Nga sot qytetarët do të paguajnë 17.7 euro për rikyçje në rrjet të KEDS-it first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Akar: Türqia dëshiron vazhdimin e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi

admin

Sunak premton dëbimin e emigrantëve shqiptarë, prezanton planin me 5 pika

admin

Putini i kërkon Kim Jong Unit forcimin e marrëdhënieve “në të gjitha frontet”

rezart morina