RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nisën haxhinjtë e parë nga Kosova – FOTO

nisen-haxhinjte-e-pare-nga-kosova-–-foto

Grupi i parë i besimtarëve myslimanë nga Kosova janë nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin.
Në përcjellje të tyre kishin dalë familjarë të shumtë, të cilët u uruan haxh dhe ibadete të pranuara.
Në këtë grup udhëtuan 215 besimtarë nga Rahoveci, Kamenica, Skenderaj, Drenasi, Peja, Klina, Deçani, Malisheva dhe Istogu.
Sipas udhëheqësve të Haxhit në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, sot parashihet që të udhëtojë edhe grupi i dytë, ndërsa grupet e tjera do të udhëtojnë të hënën.
Këtë vit nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë 1576 besimtarë, teksa më i riu prej tyre është një 13-vjeçar. /bislame

 

Related posts

Kurti: Janë paralajmëruar edhe masa të tjera ndaj Kosovës

rezart morina

Erdoğan: E përjavshmja britanike “The Economist” nuk mund të përcaktojë fatin e Turqisë

admin

Borrell: Është bërë i pamundur dërgimi i ndihmave humanitare në Ga’za

rezart morina