RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një e treta e Pakistanit është përmbytur plotësisht, thonë autoritetet

nje-e-treta-e-pakistanit-eshte-permbytur-plotesisht,-thone-autoritetet

Një e treta e Pakistanit është përmbytur plotësisht nga përmbytjet historike, ka thënë ministrja e Klimës.

Përmbytjet shkatërruese kanë rrënuar rrugët, shtëpitë dhe të korrat, duke lënë gjurmë kërdie vdekjeprurëse në të gjithë Pakistanin.

“Është i gjithi një oqean i madh, nuk ka tokë të thatë për të nxjerrë ujin jashtë”, tha Sherry Rehman, duke e quajtur situatën “krizë me përmasa të paimagjinueshme”.

Të paktën 1.136 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i sezonit të musoneve në qershor.

Shiu i verës i cili ka rënë këtë vit në Pakistan, është më i madh i regjistruar në një dekadë, derisa Qeveria ka fajësuar kushtet klimatike, shkruan BBC-ja të hënën.

“Fjalë për fjalë, një e treta e Pakistanit është nën ujë tani, gjë që ka tejkaluar çdo kufi, çdo normë që kemi parë në të kaluarën”, tha Rehman për agjencinë e lajmeve AFP.

Ajo ka thënë se nuk kanë për kurrë diçka të tillë.

Nga ata që dihet se kanë vdekur, 75 ishin vetëm në 24 orët e fundit, thanë zyrtarët të hënën, duke shtuar se numri i të vdekurve pritet të rritet.

Duke folur për BBC, Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Bilawal Bhutto-Zardari tha se një e treta e të vrarëve besohet të jenë fëmijë.

“Ne ende jemi u përballur me shkallën e dëmit”, shtoi ai.

Zyrtarët vlerësojnë se më shumë se 33 milionë pakistanezë, një nga shtatë persona, janë prekur nga përmbytjet historike.

Ujërat e dendura në luginën veriore Swat të vendit kanë fshirë urat dhe rrugët, duke zhdukur fshatra të tëra.

Mijëra njerëz që jetojnë në zonën malore janë urdhëruar të evakuohen, por edhe me ndihmën e helikopterëve, autoritetet ende po luftojnë për të arritur tek ata që janë bllokuar.

“Fshat pas fshati janë fshirë. Miliona shtëpi janë shkatërruar”, tha kryeministri pakistanez.

Ata që arritën të shpëtonin janë grumbulluar në një nga shumë kampet e improvizuara në të gjithë vendin.

Provincat si Sindh dhe Balochistan janë më të prekurat, por rajonet malore në Khyber Pakhtunkhwa gjithashtu janë goditur keq. /koha

Related posts

Arrestohen 6 persona, dyshohen për trafikimin e 11-vjeçares në qershor

admin

Analiza e CNN: Lindja e Mesme është në rrezik pas sulmit ndaj Iranit

admin

Prishtinë, arrestohen pesë persona, u zunë duke prerë dru në mal

rezart morina