RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një i vdekur dhe një i lënduar në një aksident trafiku në Graqanicë

nje-i-vdekur-dhe-nje-i-lenduar-ne-nje-aksident-trafiku-ne-graqanice

Një person ka vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje gjatë ditës në mes fshatrave Uglarë dhe Preoc të Graqanicës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për lajmi.net se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete në lëvizje.

Policia ka filluar hetimet.

“Dje rreth orës 11:20 kemi pranuar informatën se në rrugën mes fshatrave Uglarë dhe Preoc të Graqanicës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin e Graqanicës. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, ka thënë Ahmeti

Related posts

Mes datave 6 dhe 9 qershor, 400 milionë shtetas të BE-së votojnë për Parlamentin Evropian

admin

Edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të dyshuarit e tjerë, i katërti mbrohet në liri

RTI

Bashkëshortja e tij nën hetim për korrupsion, kryeministri i Spanjës shqyrton mundësinë e dorëheqjes

admin