Këtë perime duhet ta vendosni që sot në dietën tuaj, sepse ka përfitime të mëdha shëndetësore.
Bamja është një nga ushqimet më të vjetra dhe sipas disa të dhënave është përdorur në dietë edhe 3500 vjet më parë, sidomos egjiptianët e adhuronin.
Bamjet janë të pasura me vitaminë C, vitaminë K dhe folate, por përmbajnë edhe një sasi të lakmueshme fibrash, e cila ka rëndësi të madhe për tretjen dhe stabilizimin e sheqerit.
Për faktin se është shumë i pasur me minerale dhe vitamina, marrja e kësaj perime është shumë e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm të organizmit.
Përveç vitaminës C, bamja përmban edhe magnez, kalcium dhe hekur, të cilët ndihmojnë trupin të luftojë viruset dhe ftohjet. Niveli i lartë i vitaminës C në bamje lufton ftohjen dhe rrit imunitetin e të gjithë organizmit.
Bamjet janë të mira edhe për personat që vuajnë nga veshkat, ndërsa ndihmojnë edhe me sëmundjet e frymarrjes si astma. Një studim tregoi se konsumimi i rregullt i ushqimeve të pasura me vitaminë C, edhe në sasi të vogla, reduktonte simptomat e astmës tek fëmijët.
Siç e dini tashmë, vitamina K ndihmon që kalciumi të përthithet, dhe për këtë arsye kockat forcohen shtesë. Bamja është plot me vitaminë K, ndaj është e shkëlqyer në luftën kundër osteoporozës.
Bamja është plot me fibra dietike, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e zorrës së trashë dhe të traktit tretës në tërësi. Vitamina A kontribuon në shëndetin e mukozës dhe lejon që trakti tretës të funksionojë normalisht.
Ka pak kalori, prandaj edhe ndihmon në përmisimin e sistemit tretës, rregullon sheqerin në gjak dhe ndihmon në humbjen e peshës.