Palestinezi Maher Younis u lirua nga burgu pas 40 vitesh pas një dënimi me burg të përjetshëm që u dënua në Izrael, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë thuhet se Izraeli liroi Younis pasi ai përfundoi dënimin e tij.
Palestinezi 65-vjeçar Younis i cili fitoi lirinë e tij, pas daljes nga burgu shkoi në shtëpinë e familjes së tij në zonën Ara në qytetin Umm Al-Fahm.
Younis u prit këtu me gëzim dhe brohoritje nga dhjetëra persona, përfshirë familjen dhe të afërmit e tij.
Në një deklaratë këtu, Younis uroi lirimin e të gjithë palestinezëve të burgosur. “Uroj që pas 40 vitesh burgosje populli ynë të jetë në unitet dhe që vendi im të jetë i lirë”, tha ai.
– Nëna i vendos pelerinën me simbole Osmane
Nëna e Maher Younis, Vidad duke shprehur gëzimin për lirimin e djalit të saj tha: “Uroj që Allahu të mundësojë lirimin e çdo të burgosuri, në mënyrë që të përjetojnë gëzimin që përjetova unë”.
Nëna 83-vjeçare e cila ka kaluar pothuajse gjysmën e jetës së saj duke pritur lirinë e djalit të saj, falënderoi Allahun dhe më pas u lut për lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë.
Vidad i dhuroi djalit të saj pelerinën (mantelin) mbi të cilin ndodhet dekorata e dhënë gjyshit të saj në periudhën Osmane. “Mbi mantel ndodhet simboli i Türkiye-s. Kjo më ka mbetur që nga babai i nënës time. Atij këtë ia kanë veshur turqit. Për këtë arsye i kam veshur djalit tim historinë tonë”, u shpreh ajo.
Palestinezi Maher Younis ka lindur në janar të vitit 1958 dhe ndodhej në burg që nga janari i vitit 1983 pasi u dënua me dënim të përjetshëm me akuzën se ka “rrëmbyer dhe vrarë një ushtar izraelit”. Bëhet e ditur se dënimi i Younis u caktua për 40 vite.
Në një letër të shkruar disa ditë më parë, Younis tha: “Jam i emocionuar të shoh brezin e ri të ndërgjegjshëm dhe të talentuar ku mund të mblidhemi për të folur për çështjet tona. Kam bërë sakrificë për popullin tim. Këtu jam ende gjallë dhe dy ditë më pas do të lind sërish”.
Gjithashtu edhe 66-vjeçari Karim Younis, djali i xhaxhait të Maher Younis fitoi lirinë e tij javën e kaluar më 5 janar pasi kaloi 40 vite në burgjet izraelite.
Israeli authorities release Palestinian prisoner Maher Younis after 40 years in jail pic.twitter.com/rXLQLd4WBc
— TRT World Now (@TRTWorldNow) January 19, 2023