RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një tjetër valë e të nxehtit godet Spanjën

nje-tjeter-vale-e-te-nxehtit-godet-spanjen

Spanja po goditet nga vala e katërt e të nxehtit dhe pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten me një rrezik të shtuar të zjarreve në pyje, njoftoi sot shërbimi meteorologjik AEMET.

“Kulmi do të arrihet të mërkurën me temperatura deri në 44 gradë Celsius në rajonin përreth kryeqytetit të Madridit dhe në Jaén në Andaluzi”, tha AEMET

Të hënën priten temperatura deri në 42 gradë, veçanërisht në rajonet e Andaluzisë jugore dhe në rajonet perëndimore të Extremadurës të vendit.

Në shumë vende priten “netë tropikale” gjatë valës së të nxehtit me temperatura mbi 20 gradë dhe herë-herë mbi 25 gradë.

Ishujt spanjollë Balearik, duke përfshirë ishullin turistik të njohur të Majorkas, si dhe i gjithë bregdeti spanjoll i Mesdheut pritet të mos goditen këtë herë nga vala e të nxehtit.

Disa zjarre kanë përfshirë edhe Portugalinë, duke shkatërruar rreth 7,000 hektarë, ekuivalente me sipërfaqen prej më shumë se 10,000 fusha futbolli, në Castelo Branco dhe Proença-a-Nova, në qendër të vendit gjatë fundjavës.

Zjarri u vu sot nën kontroll, ndërsa rreth 1000 personel emergjence luftuan me zjarret e reja në Odemira në jug-perëndim, në Ourém në qendër dhe në Mangualde në veri të Portugalisë.

Ashtu si në Spanjë, autoritetet në Portugali paralajmëruan për një rritje të rrezikut të zjarreve në pyje në ditët në vijim. /atsh

Related posts

Mbyllet rruga Shtërpcë-Prevallë, protestojnë serbët

admin

Stoltenberg propozon ndihmë ushtarake për Ukrainën me vlerë 100 miliardë euro! Çfarë përmban plani

admin

Kurti-Vuçiq dakordohen për deklaratën mbi të pagjeturit

rezart morina