RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një vit e gjysmë pas zhdukjes, gjendjet i vdekur biznesmeni Bedri Rexhepi

nje-vit-e-gjysme-pas-zhdukjes,-gjendjet-i-vdekur-biznesmeni-bedri-rexhepi

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njoftoi të premten se ka gjetur disa mbetje mortore të dekompozuara, të cilat dyshohet se kanë të bëjnë me rastin e “Rrëmbimit” të biznesmenit Bedri Rexhepi.

Sipas njoftimit, mbetjet mortore janë gjetur në një zonë kodrore-malore të Novobërdës.

Këto mbetje do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme për të konstatuar identitetin e tyre.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinion publik se në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, konkretisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë dhe institucionet e tjera relevante, në vazhdën e hetimeve, janë siguruar prova shtesë lidhur me rastin e “Rrëmbimit” të B.R., me ç’ rast është planifikuar që veprimet hetimore të bëhen edhe në terren me qëllim të identifikimit të lokacionit për gjetjen e personit në fjalë”, thuhet në njoftimin për media.

“Gjatë ditës së sotme, prokurori i rastit së bashku me njësitë policore përgjegjëse, Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë dalë në një zonë kodrinore-malore të Novobërdës dhe gjatë verifikimit të terrenit është arritur të identifikohet një lokacion i dyshimtë me të cilën pas gjurmimit nga njësitë përgjegjëse janë gjetur mbetje mortore (të dekompozuara), të cilat dyshohen se kanë të bëjnë me rastin e “Rrëmbimit” dhe të njëjtat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme për të konstatuar identitetin e këtyre mbetjeve mortore”.

Tutje, bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera relevante janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore, andaj “lidhur me zhvillimet e tjera rreth këtij rasti do t’iu mbajmë të informuar”.​

Related posts

Pas sanksioneve të Perëndimit, Rusia bëhet furnizuesi më i madh i Kinës me naftë

admin

Lajçaku takohet me Dodikun e sanksionuar nga SHBA-ja

admin

Murati thotë se do të ketë një “boom” në investimet kapitale këtë vit

RTI