RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një vit nga tragjedia në Gllogjan, prokuroria thotë se është në fazë të hetimeve “intensive”

nje-vit-nga-tragjedia-ne-gllogjan,-prokuroria-thote-se-eshte-ne-faze-te-hetimeve-“intensive”

Prokuroria ende është në fazën e hetimeve edhe një vit pas vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit. Dy javë pas rastit ishin arrestuar fillimisht tre të dyshuar për vrasjen e dy nxënësve dhe shoferit të autobusit. Më 5 shkurt të këtij viti ishte prangosur edhe i dyshuari i katërt.

Nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë thënë se nuk mund të japin shumë informata për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e 26 nëntorit 2021.

“Lidhur me çështjen penale për të cilën keni parashtruar pyetje, ju njoftojmë se jemi në fazën intensive të veprimeve hetimore. Andaj duke mos e cenuar procesin hetimor, nuk mund të japim me shumë informata”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, për “Betimi për Drejtësi”.

Nikçi ka thënë se pas përfundimit të hetimeve do të njoftojnë publikun në lidhje me rezultatet e hetimeve.

Ndërkohë, tre të dyshuarit vazhdojnë të mbesin në paraburgim ndërsa i dyshuari i katërt e ka masën e kufizimit..

“Tre (3) të pandehur gjenden nën masën e paraburgimit nga data 12.12.2021 e tutje. I pandehuri M.M, ka qenë nën masën e arrestit shtëpiak deri me datë 20.11.2022 ndërsa, nga kjo datë masa e arrestit shtëpiak me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, i është zëvendësuar me masën e ndalimit të afrimit personit apo vendit të caktuar”, ka bërë të zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

Gjykata Themelore në Pejë më 12 dhjetor 2021, kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve.

Në këtë vendim, thuhej se gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit i kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, atë të vrasjes së rëndë dhe të armëmbajtjes pa leje.

Sipas arsyetimit të gjykatës, ekziston rreziku që të dyshuarit të arratisen, të ndikojnë te dëshmitarët apo te të dëmtuarit, të fshehin provat ose të bashkërendojnë mbrojtjen për të pamundësuar zbardhjen e rastit.

Tre të dyshuarit për ngjarjen e 26 nëntorit në Gllogjan të Deçanit, ku u vranë tre persona, ishin arrestuar më 11 dhjetor. Kurse, më 10 shkurt 2022, ishte arrestuar edhe i dyshuari i katërt në këtë rast.

Në sulmin ndaj autobusit me nxënës, më 26 nëntor 2021 mbeti i vrarë shoferi dhe dy nxënës.

Related posts

Igli Hasani në krye të OSBE?/ Qeveria shqiptare propozon emrin e ministrit të jashtëm

admin

Blinken niset drejt Kinës në një udhëtim diplomatik me pritshmëri të larta

rezart morina

Tre të vdekur dhe mbi 600 të infektuar nga COVID-19 në Kosovë

RTI