RTV AHIRETI
Shëndetësi

Njollat, aknet e rrudhat sinjale për shëndetin tuaj

njollat,-aknet-e-rrudhat-sinjale-per-shendetin-tuaj

Nuk është sekret që lëkura është pasqyrim i shëndetit, dhe ata që ndjekin një dietë të shëndetshme kanë edhe një lëkurë më të pastër.

Por, çfarë zbulon në të vërtetë lëkura për shëndetin?

Të gjithë ekspertët bien dakord në një pikë: lëkura fsheh më shumë mesazhe lidhur me shqetësimet shëndetësore se thjesht shqetësimi për puçrrat.

Dermatologët mund të përdorin fytyrën si një hartë për të zbuluar një sërë problemesh – nga dehidratimi, stresi deri në problemet me frymëmarrjen dhe çrregullimet hormonale.

Mjeku dermatolog Gary Goldfaden zbulon disa nga problemet shëndetësore që mund t’i diagnostikoni edhe duke parë fytyrën.

Puçrrat në ballë

Aknet ose puçrrat në fytyrë mund të shkaktohen nga një sërë gjendjesh, megjithatë lidhen më së shumti me hormonet dhe stresin. Nëse nivelet e stresit janë të larta, trupi prodhon më shumë hormone të stresit, që shkaktojnë mbiprodhim të yndyrës duke rritur kështu gjasat për shfaqje të puçrrave. Ndryshimet në mënyrën e jetesës, si aktiviteti fizik dhe djersitja mund të ndihmojnë në rregullimin e qarkullimit të gjakut.

Njolla të errëta

Hiperpigmentimi (njollat e errëta), mund të lidhen me ndotjen e ajrit, duhanpirja dhe dëmtimet nga dielli. Ndotja e ajrit mund të shkaktojëdehidratim, tharje, njolla të errëta, rrudha dhe humbje të kolagjenit. Ndotja e ajrit shkakton formimin e grimcave mikroskopike ose radikale të lira që mund të hyjnë thellë në lëkurë dhe të shkaktojnë dëmtim të qelizave të shëndetshme.
Siç eksperti shpjegon: Këto njolla janë rezultat i dëmtimit nga rrezet e diellit, edhe pse mund të shfaqen pas ekspozimit aktual.

Është e rëndësishme të dini që melanoma mund të zhvillohet nga njollat beninje të shkaktuara nga deilli, prandaj mund të jetë e vështirë të gjesh diferencën, nëse vëreni ndonjë pjesë që ka ndryshuar në madhësi, formë ose ngjyrë mund të kontrollohet nga dermatologu”.

Rrudha

Shenjat e përgjithshme të humbjes së elasticitetit dhe shfaqja e parakohshme e rrudhave mund të shkaktohen nga procesi glykation (sheqerna nga ushqimet që zbërthejnë fibrat e kolagjenit në lëkurë) përshpejtojnë procesin e plakjes. Ushqimet që shkaktojnë inflamacion në trup dhe lëkurë janë karbohidratet, ushqimet e skuqura, sheqer, mishi me dhjamë.

Puçrra në mjekër dhe nofulla

Puçrrat në mjekër dhe nofulla janë zakonisht akne hormonale. Provoni maska për heqjen e qelizave të vdekura dhe pastroni çdo gjë që prek mjekrën. Pastroni furçat për grim për të mos përhapur bakteret.

Related posts

Cilat vitamina dhe shtesa në ushqim duhet t’i përdorni?

admin

Temperaturat pranverore në mes të dimrit mund të jenë të rrezikshme për shëndetin!

admin

Menaxhimi i stresit – Mos harroni të ulni gotën!

RTI