Intelektuali i njohur amerikan Noam Chomsky është liruar nga një spital në Sao Paulo të Brazilit, ku po trajtohej prej disa kohësh, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, Spitali “Beneficencia Portuguesa” në Sao Paulo njoftoi se Chomsky është liruar dhe trajtimi i tij do të vazhdojë në shtëpi.
Linguisti dhe disidenti 95-vjeçar me famë botërore ka pasur probleme me të folurin dhe vështirësi në lëvizjen e pjesës së djathtë të trupit që nga viti i kaluar.
Chomsky, i konsideruar si babai i linguistikës moderne, është autor i më shumë se 100 librave mbi konfliktet e Lindjes së Mesme dhe çështjet gjeopolitike.