Pas Holandës dhe Danimarkës, edhe Norvegjia ka vendosur t’i dhurojë Ukrainës avionë luftarakë F-16, transmeton Anadolu.
Në raportimet e mediave norvegjeze NRK dhe TV2, bazuar në burime të afërta me temën, thuhet se Norvegjia do të dërgojë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë.
Ende nuk është bërë asnjë deklaratë zyrtare për këtë temë.
Norvegjia do të jetë vendi i tretë që do të dërgojë këta avionë në Ukrainë, pas Holandës dhe Danimarkës.
Nga ana tjetër, kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store po zhvillon një vizitë zyrtare në Ukrainë, ku ai u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Kryeministri norvegjez paralajmëroi se vendi i tij do t’i dhuronte Ukrainës raketa kundërajrore dhe pajisje tjera, por nuk përmendi avionët luftarakë F-16.