Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter goditi mëngjesin e kësaj të hëne Kretën. Epiqendra e lëkundjeve sizmike ndodhej 15 km larg. në juglindje të Zakros.
Sipas Institutit Gjeodinamik , tërmeti ka ndodhur në orën 06:31 të mëngjesit të së hënës.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në zonën detare në juglindje të Zakros dhe thellësia fokale është llogaritur në 9.7 km.
Sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar magnituda u llogarit 4 Rihter, duke bërë të ditur një epiqendër prej 44 km në lindje të Sitisë.
Nga informacionet paraprake nuk raportohet për dëme në lidhje me tërmetin. /panorama