RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Nuk i shkuan në takim, Osmani: Bojkoti i institucioneve të drejtësisë është shkelje e betimit që kanë dhënë

​nuk-i-shkuan-ne-takim,-osmani:-bojkoti-i-institucioneve-te-drejtesise-eshte-shkelje-e-betimit-qe-kane-dhene

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mbajtur takim me Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, pas rasteve të fundit të vrasjeve të grave. Pasditen e së premtes, ajo ka mbledhur krerë të institucioneve dhe përfaqësues të shoqërisë civile, meqë sipas saj, gjendja është serioze dhe duhet të parandalohen rastet e dhunës dhe vrasjeve të grave. Në këtë takim nuk kanë marrë pjesë krerë të institucioneve të drejtësisë, për çka Osmani ka konsideruar se kjo është papërgjegjësi totale.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se shumë gra zgjedhin heshtjen për shkak të pasigurisë. Takimi i sotëm, siç tha Osmani, ka për qëllim që të parandalohen rastet e vrasjeve.

“Ky takim është i jashtëzakonshëm, për shkak se Hamide Magashi së bashku me fëmijën që do ta lindte nuk janë më në mesin tonë. Ajo u vra në mënyrën më makabre nga ish-burri i saj, edhe një rast tjetër ku burri e vranë gruan, vetëm pak ditë pasi një burrë tjetër shumë afër lagjes së ndërtesës ku ne po takohemi sot, e vrau me sëpatë gruan e vet. Sot as Sadije Miftari Godeni nuk është më në mesin tonë. Pra, brenda pesë ditësh humbëm dy gra, dy bashkë-qytetare tona, e ajo që e rëndon natyrisht akoma këtë dhimbje është që bashkë me Hamide Magashin humbëm edhe një jetë të re që kurrë nuk arriti të vijë në këtë botë. E si për ironi, të gjitha këto dy vrasje ndodhën brenda 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, ka deklaruar Osmani.

Ajo para përfaqësuesve të institucioneve ka shtuar se të gjithë kanë për detyrë që të mbrojnë jetën e qytetarëve të vendit. Sipas saj, mbetet larg triumfi për këtë betejë, derisa vazhdojnë të shënohen raste të tilla.

Osmani ka shtuar se qëllimi i këtij takimi është që secili institucion të shoh se ku janë bërë gabimet dhe të ndërmerren veprimet konkrete.

“Unë e konsideroj këtë takim si të jashtëzakonshëm, edhe pse edhe vet plani ynë për takimin e dhjetorit në po këtë përbërje është paraparë që t’i kushtohet pikërisht rritjes së epidemisë së dhunës ndaj vajzave dhe grave, për shkak se siç e dini kohëve të fundit e gjithë shoqëria jonë është tronditur me një situatë jashtëzakonisht serioze që ka të bëjë me vrasjet ndaj grave, por edhe sa i përket dhunimeve seksuale. Përfshirë dhunimet seksuale ndaj të miturave. Qëllimi ka qenë që të mblidhemi në këtë fundvit që secili prej nesh, secili institucion të jap imputin e vet, të shohim ku janë bërë gabimet, si mund të përmirësohen ato dhe si mos të përsëriten më, në mënyrë që të ndërmarrim veprime konkrete në mbrojtje të jetës dhe dinjitetit të qytetarëve tanë”, ka shtuar Osmani.

Më tej, presidentja e vendit ka shtuar se shumica e vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë kanë mundur të parandalohen. Ajo ka përmendur emrat e grave të vrara nga burrat ku ka dështuar shteti që të ju dal në mbrojtje.

“Vetëm në katër vitet e fundit janë parashkruar plot 196 raste të dhunës seksuale. Në vitin 2016, kanë qenë 21 raste me aktgjykim dënues, kurse 44 të parashkruara, 2/3 të parashkruara. Në vitin 2017, 15 raste me aktgjykim dënues, 40 të parashkruara. Në vitin 2018, 20 raste me aktgjykim dënues, 62 raste të parashkruara. Në vitin 2019, 18 raste me aktgjykim dënues, 38 të parashkruara”, ka shtuar ajo.

Po ashtu, ajo ka kritikuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor e Prokurorial, meqë të njëjtit kanë bojkotuar këtë takim. Osmani e ka konsideruar shqetësuese bojkotin e institucioneve të drejtësisë në këtë takim.

“Arsyeja e vetme se në fund vendosem që të ftojmë Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, është sepse në Këshillin Nacional të Sigurisë nuk janë të përfaqësuara institucionet e drejtësisë. Dhe të parët që i kemi kontaktuar në lidhje me këtë takim kanë qenë pikërisht institucionet e drejtësisë, duke e ditur rolin e tyre. Dhe vetëm pas konfirmimit të tyre që do të marrin pjesë, ju kemi ftuar edhe ju të tjerëve. Për fat të keq, në momentet e fundit u njoftuam me shkrim që përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë nuk do të vijnë, përkundër konfirmimit paraprak. Përveç që e konsideroj akt totalisht të papërgjegjshëm dhe të pandjeshëm në raport me jetën e qytetarëve tanë, e konsideroj këtë bojkot ndaj shtetit, sepse është bojkot ndaj shtetit dhe si bojkot ndaj të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve tanë. Po ashtu edhe shkelje të betimit që e japin personat”, ka thënë Osmani.

Gjatë ditës së sotme është varrosur 35-vjeçarja, e cila dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj. Ky i fundit është vetëvrarë sot në shtëpinë e tij.

Presidentja e vendit tha se vajzat e gratë nuk janë të sigurta në rrugë, punë e shtëpi. Osmani ka thënë se pas takimit do të dalin me rekomandime konkrete, të cilat janë thirrje për veprim dhe ndërgjegjësim.

Related posts

Ministri i Jashtëm turk priti në takim zëvendëssekretaren amerikane të Shtetit

rezart morina

U dyshua se po planifikohej një sulm terrorist, anulohen tre koncerte të Taylor Swift në Vjenë

admin

“Armiqtë tanë janë edhe tuajt, lufta jonë është dhe e juaja”- Pas fjalimit në Kongres, Netanyahu pritet të takohet sot me Biden dhe Harris

admin