RTV AHIRETI
Lajme

Nxehtësia ekstreme përkeqëson gjendjen në Ga’za

nxehtesia-ekstreme-perkeqeson-gjendjen-ne-ga’za

Vapa ekstreme po përkeqëson kushtet në Gaza, ku 2.3 milionë banorë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre nga fushata ushtarake. Familjet që jetojnë në tenda ose të grumbulluar në godina, përballen me temperaturat në rritje, mungesën e kushteve, energjisë, ujit dhe një sistemi shëndetësor funksional.

Ritmi i përhapjes së sëmundjeve është në rritje tashmë edhe për shkak të nxehtësisë dhe lagështisë. Fëmijët kanë vështirësi të flenë dhe nuk kanë asgjë për t’u freskuar përveç disa mjeteve rrethanore të krijuara nga nevoja.

Vendasit janë të shqetësuar se tashmë mungesa e ujit do të jetë edhe më e madhe dhe atyre do t’u duhet të ecin gjatë për të shkuar e për të mbushur ujë.

Temperaturat në Gaza, këtë javë, parashikohen mbi 30 gradë celsius dhe vitet e fundit vendi është përballur me një sërë valësh të nxehta vdekjeprurëse. /abcnews

The post Nxehtësia ekstreme përkeqëson gjendjen në Ga’za first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Erdoğan: Askush nga ne nuk mund të ndihet i sigurt aty ku fëmijët vdesin

rezart morina

Serbia ndalon një kosovar nën dyshime për krime lufte

admin

I shpallur fajtor për 34 akuza, ekspertët flasin mbi mundësinë e dënimit me burg të ish-presidentit Trump

admin