RTV AHIRETI
Lajme

OBSH-ja ngre alarmin për një epidemi që po përhapet me shpejtësi

obsh-ja-ngre-alarmin-per-nje-epidemi-qe-po-perhapet-me-shpejtesi

OBSH-ja ka lëshuar një alarm epidemiologjik me rrezik të lartë për virusin Oropouche në Amerikën Latine. Midis 1 janarit dhe 30 korrikut 2024, u konfirmuan 8078 raste të infeksionit. Në Brazil numërohen 7284 raste, 356 në Bolivi, 290 në Peru dhe 74 në Kubë dhe Kolumbi. 65% e totalit u regjistrua në Amazonën braziliane. Megjithatë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, transmetimi i etheve Oropouche është regjistruar gjithashtu në 10 shtete braziliane jashtë rajonit të Amazonës. Midis tyre është shteti Bahia, ku u raportuan edhe dy vdekje.

Të dhënat u bënë publike nga OPS (Organizata Shëndetësore Panamerikane). Sipas ekspertëve, rreziku i lidhur me virusin Oropouche po rritet për shkak të ndryshimeve klimatike, shpyllëzimit të Amazonës, urbanizimit të pakontrolluar dhe aktiviteteve njerëzore që ndikojnë në habitatin natyror, duke favorizuar kështu përhapjen e patogjenit.

The post OBSH-ja ngre alarmin për një epidemi që po përhapet me shpejtësi first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kosova pjesë e takimit të parë të Bashkësisë Politike Evropiane

admin

Kuvendi sot mban seancë, në rend dite 32 pika

admin6

Debati presidencial në SHBA, republikani Trump dhe demokratja Harris kritikohen nga Papa Françesku për idetë e tyre politike rreth abortit dhe emigrantëve

admin