RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

OEK: Kosovë – Turqi, gatishmëri dhe entuziazëm për bashkëpunim biznesor

oek:-kosove-–-turqi,-gatishmeri-dhe-entuziazem-per-bashkepunim-biznesor

Nën organizimin e Odës Ekonomike të Izmirit dhe Shoqatës Kosovare për Arsim u organizua forumi ekonomik “Ditët e Biznesit Kosovar”.

Në njoftimin e OEK-së bëhet e ditur se ngjarja u ndoq nga afro 200 biznese nga Izmiri, duke treguar potencialin e fortë për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Oda Ekonomike e Kosovës ka shpreh falënderimet më të sinqerta për përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Izmirit, Shoqatës Kosovare për Kulturë dhe Edukim për mbështetjen dhe kontributet e tyre të paçmueshme.

“Pjesëmarrja e një numri kaq të madh biznesesh është një konfirmim i qartë i gatishmërisë dhe entuziazmit për bashkëpunim”, tha Kryetari Rafuna. U zhvilluan diskutime të frytshme me komunitetin e biznesit të Izmirit, duke theksuar mundësitë për investime dhe bashkëpunim në sektorë të ndryshëm si energjia, miniera dhe prodhimi. Kompanitë e biznesit nga Izmiri bënë shumë pyetje rreth mundësive të investimit në Kosovë, duke treguar një interes të madh për të eksploruar këto mundësi më tej”, thuhet në njoftimin e OEK-së në Facebook.

Gjithashtu, bëhet e ditur se këtij diskutimi i parapriu prezantimi mbi promovimin e Kosovës dhe mundësitë që ofron Kosova. Në fund të forumit ekonomik në Izmir, të gjithë ranë dakord për të organizuar një vizitë të bizneseve nga Izmiri në Kosovë, duke forcuar më tej lidhjet tona dhe duke eksploruar mundësi të reja për bashkëpunim./

Related posts

Kolona tri kilometra në Merdare, pritjet deri në tetë orë

admin

Kavajë, mbyten në det babai dhe dy djemtë e tij të mitur

admin

Deri në 21,000 fëmijë të humbur në ka’osin e lu’ftës së Ga’zës, thotë Save the Children

RTI